Pacolli: Dorëheqja e Haradinajt, është gjest i një burrështetasi

Kosova

Pacolli: Dorëheqja e Haradinajt, është gjest i një burrështetasi

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 19:12
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, reagoi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai deklaroi se ky veprim është gjest i një burrështetasi, ndërsa tha se ka pasur nderin të bashkëpunojë me Haradinajn.

“Sot veprimi i kryeministrit Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me kryeministrin Haradinaj dhe shprehi simpatinë dhe solidaritetin tim për të si kryeministër dhe qytetar i rëndomtë”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat