Albin Kurti: Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë

Kosova

Albin Kurti: Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 22:19
Albin Kurti ka bërë të ditur se dhjetëra familje nga mërgata kanë vizituar sot Kuvendin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dhjetëra familje nga mërgata kanë vizituar sot Kuvendin.

Ai ka treguar se ka kaluar disa orë të këndshme duke biseduar me bashkatdhetarët.

“Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës”.

“Me ardhjen e Qeverisë së Vetëvendosjes, do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Dyert e Kuvendit ishin të hapura sot për vizitorët nga mërgata jonë. Dhjetra familje erdhën aty për t’u takuar me përfaqësuesit tanë ligjorë. Deputetët tanë kanë qenë gjatë gjithë ditës në takim me bashkatdhetarët, e edhe unë shkova sot gjatë ditës, për të kaluar disa orë të këndshme duke biseduar me ta.

Mërgata është motori i ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë. Atyre duhet t’u lehtësohet procesi i votimit, si dhe investimi në ekonominë e Kosovës. Me ardhjen e qeverisë së VETËVENDOSJE!-s do të shtohen arsyet që mërgimtarët të kthehen në atdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat