Protestë për Tomorr Morinën: Hera e fundit që arrestohen luftëtarët tanë me akuza të Millosheviqit

Kosova

Protestë për Tomorr Morinën: Hera e fundit që arrestohen luftëtarët tanë me akuza të Millosheviqit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 22:35
Tomorr Morina

Nesër në qytetin e Gjakovës do të protestohet për lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina.

Protesta do të filloj nga ora 11:00 dhe do të mbahet në Parkun e Qytetit “Nëna Tereze”.

Përveç organizatave të dalura nga lufta, veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, protestës i është bashkangjitur edhe grupi i tifozëve nga Gjakova “Kuq e zinjtë e Jakovës”.

Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

“Sa më shumë që marrin pjesë në protestë, aq më shumë ju bëjmë me dije se kjo duhet të jetë hera e fundit që luftëtarët tanë, ndalohen ose arresohen me akuza të Millosheviqit”.

Tomorr Morina është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore në kufirin e Bllacës.

Ky ndalim është bërë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat