Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së lindur në sy te fëmijët

Kosova

Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së lindur në sy te fëmijët

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:51
Pamje nga operacioni

Mjekët e Klinikës së Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer për herë të parë te një fëmijë i moshës 11 muajsh, operacionin e kataraktit kongjenital, i njohur si perdja e lindur në sy.

E.O., e lindur në vitin 2018, nuk kishte nevojë të dërgohej për referim jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi mjekët e operuan atë në klinikë pas ardhjes së aparaturës së re mjekësore.

Në mungesë të aparaturës, rastet e tilla ishin referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke paguar deri në 5 mijë euro.

Klinika e Syve pranë QKUK-së tashmë ka staf  të përgatitur dhe aparatura për kryerjen operacioneve të tilla, dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen për trajtim jashtë QKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat