Vazhdon vapa afrikane deri këtë ditë - Bota Sot
Vazhdon vapa afrikane deri këtë ditë

Kosova

Vazhdon vapa afrikane deri këtë ditë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 07:07
Ilustrim

2.08.2019 - Vapa afrikane që ka depërtuar mbi rajon ditëve të fundit pritet të vazhdojë edhe ditën e martë, duke arritur edhe kulminacionin me temperatura që pritet të shënojnë vlerat më të larta gjatë këtyre ditëve. 
Nga dita e mërkurë një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit të ditës së enjte, e më pas reshjet do të pushojnë. Ditën e enjte, nga veriu i kontinentit do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore që do të zbresin temperaturat maksimale në 22C deri 25C.

13.08.2019 - Shumë nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.
14.08.2019 - Nxehtë, paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi dhe verilindja 4-15m/s. Indeksi UV: 8.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...