Begaj priti në takim ish nënkryetarin e Trevizos

Kosova

Begaj priti në takim ish nënkryetarin e Trevizos

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur sot në takim ish nënkryetarin e Komunës së Trevizos në Itali, Pierantonia Fanton. Takimi kishte karakter njoftues, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit të komunave përkatëse, si dhe të bashkëpunimit në fushën e bizneseve të dy qyteteve.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar për vizitën në Malishevës, dhe më pas e ka njoftuar me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Malishevës, përfshi edhe zhvillimin ekonomik, si dhe e ka falënderuar shtetin italian për përkrahjen e dhënë për vendin në vazhdimësi.

Ndërsa ish nënkryetari i Trevizios, Fanton, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për zhvillimin e deritanishëm, si dhe i ka lavdëruar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe punojnë në krahinën e Trevizios, pasi sipas tij janë njerëzit më punëtor që njeh dhe janë të inkuadruar mirë një shoqërinë italiane.

Begaj dhe Fanton, biseduan edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ekonomike, përkatësisht për bashkëpunimin në mes të bizneseve nga Malisheva, për eksportin e prodhimeve, por edhe për mundësinë e hapjes së bizneseve italiane në Malishevë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat