Ngjarjet e datës 14 gusht - Bota Sot
Ngjarjet e datës 14 gusht

Kosova

Ngjarjet e datës 14 gusht

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Instituti GAP prezanton raportin “Ngecjet e komunave në funksionalizimin e kioskave elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative”. (Zyrat e Institutit GAP, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet debati publik me temën ,,Temat (jo) aktuale të dialogut të Brukselit – temat e rëndësishme për të cilat nuk është biseduar në Bruksel dhe pse?’’ (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Basri Sejdiu, dhe Tefik Bekteshi, drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, prezantojnë rezultatet e programit për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave.(Salla e konferencave, Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ora 11.00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Shaban Minxhollit në Mikushnicë të Skenderajt. (Ora 11.00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media lidhur me shkeljet ligjore dhe dëmet në lumenj e mjedis nga kompanitë e licencuara për mini-hidrocentrale. (Ora 13.00)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetë tjerë të kësaj partie mbajnë takim me bashkatdhetarë. (Parku i Qytetit, ora 18.00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...