Malisheva në 2020-ën do të ketë 4 milionë euro për investime kapitale - Bota Sot
Malisheva në 2020-ën do të ketë 4 milionë euro për investime kapitale

Kosova

Malisheva në 2020-ën do të ketë 4 milionë euro për investime kapitale

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 08:53
Pamje nga takimi

Komuna e Malishevës është duke vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike në kuadër të procesit të hartimit të projekt buxhetit 2020-2022, me theks të veçantë të buxhetit për vitin 2020. Bazuar në qarkoren e dytë buxhetore, për Komunën e Malishevës, për investime kapitale janë paraparë afër katër milionë euro për investime kapitale.

Kështu ka deklaruar drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, gjatë takimit me qytetarë, në kuadër të dëgjimit publik, që është mbajtur në fshatin Tërpezë.

“Këto mjete do të investohen në të gjitha vendbanimet, dhe ky buxhet i kufizuar nuk mund të plotësoj të gjitha nevojat që kanë vendbanimet, por gradualisht po përfundojnë investimet e mëdha, edhe pse pas çdo realizimi të një nevoje për banorët, lind nevoja tjetër”, tha Mazreku.

Sipas tij, ky buxhet që është rreth katër milionë, do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, por edhe do të shpërndahet në fushat e caktuara, si në bujqësi, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë.

Sipas një komunikate të komunës, gjatë takimit me banorët e Tërpezës, janë dëgjuar kërkesat e tyre, që kanë nevojë të investohet në tri vitet e ardhshme, por më urgjent sipas banorëve ishte rregullimi i ujësjellësit ekzistues, pastaj vazhdimi i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit, riparimi ose ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, riparimi i objektit të vjetër të shkollës, i cili do të shfrytëzohet për nevojat e fshatit dhe shkollës, rrethoja e oborrit të shkollës, pastaj tri rrugë në lagjet e fshatit dhe ndriçimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...