Veseli i gëzohet aderimit të profesoreshës nga Vushtrria në PDK - Bota Sot
Veseli i gëzohet aderimit të profesoreshës nga Vushtrria në PDK

Kosova

Veseli i gëzohet aderimit të profesoreshës nga Vushtrria në PDK

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 10:58
Mirsade Gashi Osmani, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka treguar anëtaren më të re të partisë.

Dr.sc. Mirsade Gashi Osmani nga Vushtrria është anëtarja më e re e PDK-së.

Veseli në postimin e tij ka shkruar se Osmani i është bashkangjitur PDK-së për ta quar përpara luftën kundër korrupsionit.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kadri Veselit:

Dr. sc. Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.

Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...