Kulla e Ilaz Kodrës qe dhjetë muaj pa rrymë, ankohet babai i heroit

Kosova

Kulla e Ilaz Kodrës qe dhjetë muaj pa rrymë, ankohet babai i heroit

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 00:50

Kushdo që do të mësojë më shumë për trimëritë e Ilaz Kodrës, në kullën e tij, këtë mund ta bëjë vetëm gjatë ditës.

Kjo pasi për një borxh prej 50 eurove, kullës muze i është shkyçur energjia elektrike.

Babai i heroit tregon që disa herë është ankuar në komunë, por sipas Kodrës ata i kanë thënë që duhet ta paguaj vetë borxhin e rrymës prej 50 eurosh, njofton Klan Kosova.

Janë bërë 10 muaj që kur kësaj kulle i është shkyqur energjia elektrike.

Kjo situatë po e mërzitë babain e Ilaz Kodrës dhe njëkohësisht bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, .

“Vetëm me telefon me ba dritë se përndryshe nuk shihet asgjë. Kjo është shumë prekëse për ne dhe për vizitorët e kullës”, ka thënë babi i Ilaz Kodrës.

Derisa Ministria e Kulturës thotë se shpenzimet e mirëmbajtjes duhet t’i merrë Komuna, kjo e fundit thotë se borxhin duhet ta paguajë vet babai i heroit. Këtë e ka konfirmuar vetë babai i Ilaz Kodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat