Mot me diell dhe vranësira këtë javë - Bota Sot
Mot me diell dhe vranësira këtë javë

Kosova

Mot me diell dhe vranësira këtë javë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara kryesisht në viset malore.

Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi Kosovën gjatë javës së ardhshme.

Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënoj vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera njëshifrore nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik edhe në fushat barike do të ketë rritje mbi vlerat e normales.

Nuk parashihet të ketë reshje deri ditën e shtune apo të dielën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...