Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan - Bota Sot
Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan

Kosova

Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuqan i Klinës, investim i MIT.

Lekaj, i premtoi kryetarit Elezi dhe banorëve të Klinës, se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...