Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit, Komuna e Malishevës, bën të ditur se ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të shkollë së re në Malishevë. Këtë njoftim e bëjmë, pasi në disa portale dhe rrejte sociale, është duke qarkulluar një njoftim se ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës së re në Malishevë.
Përmes kësaj komunikate, bëjmë me dije se në vendin e përcaktuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, janë duke u kryer punimet përgatitore për ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa ndërtimi i saj ende nuk ka filluar dhe nuk është zhvilluar asnjë ceremoni e fillimit të ndërtimit të shkollës. Pra, nuk është vënë gurëthemeli i objektit.
Shkolla e re fillore dhe mesme e ulët, e cila planifikohet të ndërtohet në qytetin e Malishevës, financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa për fillimin e ndërtimit të këtij objekti, opinioni do të njoftohet me kohë.
Komuna e Malishevës, nuk mbanë përgjegjësi për lajmet që janë duke qarkulluar në portale të lajmeve dhe rrjete sociale.