KD i Muzeut Kombëtar e quajnë ndërhyrje politike shkarkimin e Këshillit nga Ministri Gashi - Bota Sot
KD i Muzeut Kombëtar e quajnë ndërhyrje politike shkarkimin e Këshillit nga Ministri Gashi

Kosova

KD i Muzeut Kombëtar e quajnë ndërhyrje politike shkarkimin e Këshillit nga Ministri Gashi

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:55
Kujtim Gashi

Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi ka shkarkuar Keshillin Drejtues te Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

Kundër kësaj ka reaguar Këshilli Drejtues i Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Sipas tyre shkarkimi shkarkimi i këshillit drejtues është i jashtëligjshëm.

“Këshilli Drejtues i Muzeut Kombëtar të Kosovës, nga mediat sot ka kuptuar se është shkarkuar jashtëligjshëm nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi”, thuhet në komunikatën për media.

Këshilli Drejtues janë deklaruar se i gjithë procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës ka qenë transparent.

“Gjatë këtij procesi, secili anëtar i KD-së ka dhënë vlerësimin e vet për kandidatët e intervistuar në përputhje të plotë më bindjet e tyre. Pas mbledhjes së pikëve të të gjitha anëtarëve të KD-së, kandidati me më shumë pikë të grumbulluara doli të jetë Z. Ajet Leci”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë thënë se shprehin keqardhje për ndërhyrjen politike të Ministrit Gashi në shkarkim.

“Këshilli Drejtues, shpreh keqardhje për ndërhyrjen politike të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Kujtim Gashi, si dhe këshilltarit të tij, Z. Samir Hoxha në punën e KD-së, me qëllim që kandidati i preferuar i tyre, Z. Sedat Sahitaj, kundërligjshëm të emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës”, janë deklaruar KD i Muzeut Kombëtar.

Ata janë shprehur se do të presin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...