Familja që erdhi nga Belgjika thonë se vajza u ra në komë për shkak të mjekëve në Kosovë - Bota Sot
Familja që erdhi nga Belgjika thonë se vajza u ra në komë për shkak të mjekëve në Kosovë

Kosova

Familja që erdhi nga Belgjika thonë se vajza u ra në komë për shkak të mjekëve në Kosovë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Përkundër faktit se vajza e Fitore Sejdiu është përballur me probleme shëndetësore që nga lindja, ajo thotë se problemet kryesore për vajzën e saj, filluan në Kosovë.

Si shkak i gjendjes së rënduar shëndetësore, vajza e saj kaloi në komë, derisa fajtore kryesore për këtë, Sejdiu thotë se është neglizhenca e stafit mjekësor të Gjilanit, raporton KTV.

Por, përveç gjendjes së rënduar shëndetësore të vajzës së saj, Fitorja, shqetësim ka edhe krimbat që i ecin rreth syve.

Në video-incizimin që familjarët i kanë dërguar televizionit, shihet gjendja me të cilën përballet vajza.

E për këtë, Fitorja thotë se faji është i stafit mjekësor brenda klinikës së Pediatrisë në Prishtinë, të cilët sipas saj, e kanë injoruar rastin, duke mos e trajtuar seriozisht.

Por, përveç neglizhencës në trajtim të rastit, familjarët e vajzës ankohen edhe në sjelljen e stafit mjekësor.

Të kontaktuar nga televizioni lidhur me rastin e familjes Sejdiu, askush nga zyrtarët përgjegjës mjekësorë nuk kanë dhënë përgjigje, me arsyetimin se janë në pushim vjetor.

Derisa nga inspektorati shëndetësor, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se një inspektim për rastin do të jetë i mundshëm vetëm nga e hëna e tutje, sepse janë në pushim javor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...