Moti për këtë javë

Kosova

Moti për këtë javë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Javën e fundit të muajit gusht vazhdon moti i nxehtë, ditëve të para me shtrëngata me shi. Nga mesi i javës kryesisht me diell.

25.08.2019 - Javën e fundit të muajit gusht do të vazhdojë të mbizotërojë moti i nxehtë, mirëpo ditëve të para të javës fusha të paqëndrueshme ajrore që po shtrihen mbi rajon nga Italia, orëve të pasdites do të sjellin mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi. 
Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë që ndodhen mbi Europën lindore, gradualisht do të fuqizohen në lindje të rajonit, që pritet të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

26.08 - Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës pjesërisht vranët, priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
27.08 - Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
28.08-30.08 - Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 30C deri në 32C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat