Rriten pagesat për komisionerët në zgjedhjet e 6 tetorit

Kosova

Rriten pagesat për komisionerët në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.

Por nga organizata Demokracia Plus kanë kërkuar nga partitë politike të nominojnë njerëz kompetent ndërsa KQZ të organizojë trajnime të nivelit të lartë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.

Kjo rritje prej 33% është konsideruar e arsyeshme, sipas Ilir Gashit nga Këshilli për Buxhet Financa.

Ai ka thënë se shuma që do të marrin komisionerët për një ditë është 33.50 euro. Ata do të ndjekin 3 ditë trajnim dhe do të punojnë ditën e zgjedhjeve. Në total komisionerët do të paguhen 134 euro për katër ditë pune.

“Kemi marrë vendim për buxhetin si tërësi, dhe kemi kërkuar në bazë të njësive kërkuese që të rritet buxheti edhe për komisionerët. Ka një rritje të pagesës për komisionerët në vlerë 30-33%”, deklaroi Ilir Gashi për RTV Dukagjinin.

Por, komisionarët, të cilët caktohen nga secili subjekt politik në Kosovë, sipas Valmir Ismailit nga Demokracia Plus, duhet t’i ndjekin trajnimet dhe jo të ndodhë si në të kaluarën.

Sipas Ismailit, partitë duhet të nominojnë njerëz kompetent dhe trajnimet të jenë të nivelit të lartë.

“Do të duhej të kishte një përkushtim më të madhe nga subjektet politike për të nominuar si komisionerë personat kompetentë dhe po ashtu të kishte një përkushtim më të madhe nga KQZ-ja që të ketë një trajnim sa më të mirë të komisionerëve. Atëherë konsideroj se kjo ngritje e pagesës për komisionerët nuk do të ishte problematike”, deklaroi Valmir Ismaili.

Sipas planifikimit të KQZ-së do të angazhohen 16.800 komisionerë dhe 2,700 kryesues të vendvotimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat