“Kosovo Remember”, obelisku në nderim të viktimave të 11 shtatorit - Bota Sot
“Kosovo Remember”, obelisku në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Kosova

“Kosovo Remember”, obelisku në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Prej sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës do të jetë edhe obelisku në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në SHBA.

Obelisku ka mbishkrimi “Kosovo Remember” ose në shqip “Kosova Kujton” në katër faqet e saj ku shkruhen edhe ndërtesat të cilat janë sulmuar. Po ashtu, do të jetë edhe logoja e Qeverisë së Kosovës.

Obelisku do të zbulohet sot me një ceremoni të veçantë me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të vendit.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyesë radikalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...