Goditet nga vetura lëndime pëson një biçiklist në Fushë Kosovë - Bota Sot
Goditet nga vetura lëndime pëson një biçiklist në Fushë Kosovë

Kosova

Goditet nga vetura lëndime pëson një biçiklist në Fushë Kosovë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:50
Foto

Lëndime trupore ka pësuar një biçiklist në Fushë Kosovë pasi është goditur nga një veturë.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...