Kontaminimi i ujit të pijshëm në Kamenicë, ende probleme me furnizim - Bota Sot
Kontaminimi i ujit të pijshëm në Kamenicë, ende probleme me furnizim

Kosova

Kontaminimi i ujit të pijshëm në Kamenicë, ende probleme me furnizim

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:13
Kamenicë

Gjendja emergjente për ujin e pijes në Kamenicë po vazhdon ende.

Banorët thonë që nuk kanë ujë të pijes me ditë të tëra.

Saime Mavriqi, tash e tri javë është detyruar të udhëtojë për të siguruar ujin e pijes.

Sipas saj, ende uji po kundërmon, raporton ktv.

Ndërkaq, për muajin e kaluar, ishte arrestuar edhe një person, për të cilin, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, më 4 shtator 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.D., pasi i njëjti më 23-26 gusht 2019, nga pakujdesia, afër Seperacionit ‘Krileva Company’, në lumin ‘Kriva Reka’, me qëllim të pastrimit të një pusete nga stalla e kafshëve me mbetje të fekaleve të kafshëve, ka urdhëruar punëtorët e tij që të njëjtat t’i hedhin në afërsi të lumit më pak se 10 metra, me ç’rast edhe ka kontaminuar ujin e pijshëm, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin për banorët e komunës së Kamenicës”, ka thënë Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore, Gjilan.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar vetë pronari i kësaj stalle.

Naim Demolli ka thënë që plehrat ata i hedhin në livadhe ose i shesin.

Sipas tij, janë kanalizimet e fshatrave përreth që e kanë kontaminuar ujin.

Ndërkaq, nga komuna e Kamenicës thonë që janë duke punuar në hapjen e puseve për furnizim me ujë.

Që nga 5 shtatori, qyteti i Kamenicës është në gjendje emergjente për ujin e pijes. Kjo gjendje, sipas zyrtarëve të komunës, ka ardhur pas kontaminimit të lumit “Kriva Reka” nga një person.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...