Banorët në Graçanicë ankohen se po rrezikohen nga tensioni i lartë, KEDS-i thotë të kundërtën - Bota Sot
Banorët në Graçanicë ankohen se po rrezikohen nga tensioni i lartë, KEDS-i thotë të kundërtën

Kosova

Banorët në Graçanicë ankohen se po rrezikohen nga tensioni i lartë, KEDS-i thotë të kundërtën

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 21:17
Banorët e lagjes “Ulpiana e Re” në komunën e Graçanicës

Banorët e lagjes “Ulpiana e Re” në komunën e Graçanicës, po ndihen të rrezikuar nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë. Ata thonë se pavarësisht kërkesave të tyre drejtuar organeve kompetente, nuk është ndërmarrë asgjë. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar KEDS-i.

Esad Sopjani, banor i lagjes ‘Ulpiana e Re’ në Gracanicë, thotë se tash e një kohë po rrezikohet nga tensioni i lartë që vjen nga kjo shtyllë elektrike pothuajse gati e rrëzuar.

“Prej një kohe të gjatë jemi të rrezikuar nga shtyllat elektrike sepse kalon mbi shtëpitë tona. Kemi bërë kërkesën në KEDS por nuk e kanë marrë parasysh. Vetëm kanë qenë e kanë shikuar. Punëtorët kanë thënë se është shumë e rrezikshme”, shprehet për RTV Dukagjinin, Esad Sopjani.

E për rrezikun nga kjo shtyllë njëjtë është shprehur edhe Agron Sadiku.

“Rreziku është jashtëzakonisht i lartë për arsye se kjo shtyllë është e tensionit të lartë dhe mund të bëhet edhe më e rrezikshme kur të fillojnë shirat e që mund ta rrezojnë atë”, thotë banori tjetër Agron Sadiku.

Mirëpo, nga KEDS-i thonë krejtësisht të kundërtën.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it ka thënë se ekipet përgjegjëse pas ekzaminimit kanë vërtetuar se kjo shtyllë nuk paraqet rrezik siç kanë pretenduar banorët.

“Ekipet profesionale të KEDS-it kanë qenë atje, madje disa herë dhe kanë konstatuar se shtylla nuk paraqet ndonjë rrezik…Nëse ne e konstatojmë ndonjë rrezik nuk qëndrojmë duarkryq, reagojmë menjëherë dhe intervenojmë duke eliminuar rrezikun”, deklaroi Viktor Buzhala. Ndërsa sipas Sopjanit gjendja e saj që po paraqet rrezik për tërë lagjen, dita ditës po shkon duke u keqësuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...