Haradinaj në mbështetje të fuqishme për personat me aftësi të kufizuar

Kosova

Haradinaj në mbështetje të fuqishme për personat me aftësi të kufizuar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:33
Haradinaj është zotuar se do të ketë punësim dhe drejtësi për personat me aftësi të kufizuara.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur pjesëtarët e “Hendikosit”.

Haradinaj është zotuar se do të ketë punësim dhe drejtësi për personat me aftësi të kufizuara.

“sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj në Facebook.

Ai më tutje tha se me vullnetin dhe punën e të gjithëve do të sigurohet që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë, duke ofruar mbështetje të fuqishme për personat me aftësi të kufizuara.

Postimi i plotë:

Në takim me pjesëtarët e “Handikos”, sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend.

I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si dhe miratimin e Rregullores për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur.

Me vullnetin dhe punën e të gjithë neve do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë.

Po sot, bashkë me anëtarët e Hendikosit kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat