Kryeziu: Vjosa është intelektuale e përmasave botërore

Kosova

Kryeziu: Vjosa është intelektuale e përmasave botërore

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 28 shtator 2019 Në ora: 07:21
Vjosa Osmani

Sot në qytezën Sharrit në një atmosferë madhështor, në hotel “”Meka” ishin mbledhur shumë anëtar dhe simpatizant të LDK-së për hapjen e fushatës zgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Masa që nuk është parë ndonjë herë kaq masovike, e priten Vjosa Osmanin dhe kryetarit e Degës dhe kandidatit për deputet të Kosovës Selim Kryeziun, me brohoritje e thirrje Vjosa, Vjosa, Seli, Seli, LDK-LDK, duartrokitje u shoqëruan edhe me tingujt karakteristik të vuvuzellave.

Atmosferën ne sallë e ndezi kryetari i Degës dhe kandidati për deputet Selim Kryeziu, me fjalimin e tij, shumë emocional, me oratori që rrallë mund të dëgjohet ndonjë herë, i cili mes tjerash tha:” Vjosa i kalojë të gjithë kufijtë e shtetit, rajonit dhe është një intelektuale me përmasë botërore, ajo përveç se është kandidatja e LDK-së për kryeministre është edhe ligjëruesja e një universiteti me renome në SHBA-a. Nëse nuk e shpejton këtë shtet Vjosa Osmani me një ekip ekspertesh të lëmineve të ndryshme, s’ka bir nonë që mund ta shpejton”, andaj votone Vjosën për ta shpejtua Kosovën, pra sot jemi në hotel “Meka” në Dragash e jo në vendin e shenjtë por me një mision të shenjtë, për ti hequr hajnat nga pushteti. Selim Kryeziu, prezantimin e Vjosës e  bërë duke perifrazua shkrimtarin Luis Borgas, i cili në një seminar kushtuar shkrimtarit të madh Shekspir, kishte murmuritur disa fjali të pakuptueshme por në fund me zë të lartë kishte thënë Shekspir, edhe unë nuk do të them më zë të lartë por të qartë Vjosa.

Brohoritjet nuk kishin të ndalur, Vjosa, Vjosa, e cila në fjalimin e saj kishte thënë se Opoja është vendi më i bukur në botë, me femrat dhe djemtë me të mirë, ajo duke folur për familjen dhe rolin e gruas kishte se: “A e dini pse në Opojë nuk ka pas gjakmarrje,  falë grave fisnike opojane, dhe të gjithë ata që thonë se gratë nuk kanë guxim, atë qeshim pak më ta?

Me marrjen e pushtetit nga ana e LDK-së ju premtoj se kurrë nuk do të turpëroheni për udhëheqësit tuaj. LDK-ja do ta rikthej vëmendjen në këtë komunë me natyrë kaq të bukur me investime për zhvillimin e turizmit rural.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri pasi ja përcolli përshëndetjet e akademik Isa Mustafës, ai i porosit të pranishmit, që të marri gjithçka që ju jepet nga partitë tjera përpos votës.

Po ashtu ju premtojë se koalicion me PDK-në nuk do të këtë, ngase ata e kanë helmuar pusin dhe me ujin e atij pusi nuk do të lejojmë që askush të helmohet.

Fushata u mbyll me ftesën e kryetarit Kryeziu për t’ia mësyrë të gjithë palestrës sportive në Prizren, në hapjen e fushatës së LDK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat