Nisma tregon superfuqinë në Malishevë, mijëra pjesëmarrës në palestrën e sporteve

Kosova

Nisma tregon superfuqinë në Malishevë, mijëra pjesëmarrës në palestrën e sporteve

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në tubimin e sotëm me qytetarë të Malishevës premtoi se Nisma do të jetë afër atyre që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, teksa tha se “Bashkë për shtetin”, për fillimisht do ta mbyllë dialogun Kosovë-Serbi, ku do të del Kosova fituese.

Lideri i Nisma në vendlindjen e tij, u premtoi fermerëve dhe bujqve se në mandatin katërvjeçar do të ketë zhvillim të madh në bujqësi. Limaj tha se në katër vjetët e ardhshëm bujqësia do të jetë e para në rajonin e Kosovës.

Po ashtu mbështetje tjetër pritet të jetë edhe përkrahja për ndërmarrësit dhe pakoja sociale, pasi sipas Limajt, janë dëshmuar se për një vit e gjysmë, 27 mijë familje janë trajtuar anekënd Kosovës. Para bashkëvendësve të tij, Fatmir Limaj tha se burimi i mbështetjes së fuqishme mbetet vendlindja e tij, Malisheva.

Limaj: Malisheva është fuqia kryesore e Nisma Socialdemokrate

“Sot Malisheva, në këtë sallë të sportit po iu thotë të gjithë atyre pazarxhinjve, se Malisheva është e Nisma Socialdemokrate dhe është fuqia kryesore. Malisheva ka vendosur të jetë kundër tuxharëve, pazarxhinjve, mashtruesve që janë të gatshëm të japin vendin e vet për çështje të parëndësishme, të bëhen pazare me fatin e vendit të vet. Pra, Malisheva ka vendosur”, theksoi Limaj.

Lideri i Nisma Socialdemokrate në këtë tubim kritikoi ashpër fjalimin e kundërkandidatit të tij, Albin Kurti, i cili ka qenë gjatë ditës në Malishevë lidhur me autostradën, duke thënë se me mashtrime dhe me sharje nuk shkojnë këto punë.

Limaj: Të thuhet se autostrada është e dëmshme, është për çudi

“Të vijë në Malishevë, e të kërkoj vota, dhe të thotë se autostrada e ka mbytur Malishevën, kjo nuk ka lidhje as për ekonomi e as për shtet. E ju e dini kush ka qenë sot në Malishevë, janë mësuar me sharë nja 15 vjet e tash me fol për ekonomi”, theksoi Limaj.

Jakup Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate tha se pushteti i ardhshëm është në duart e qytetarëve, dhe më 6 tetor duhet votuar koalicionin “Bashkë për shtetin”, në krye me Fatmir Limaj, pasi është ardhmëria e Kosovës.

Krasniqi: “Bashkë për shtetin”, në krye me Fatmir Limaj është ardhmëria e Kosovës

“Më 6 tetor është dita kur duhet bërë ‘Bashkë për shtetin’, për shtetin e mirëqenien sociale, bashkë për shtetin solidar, dhe bashkë për shtetin e së drejtës. Më 6 tetor është dita kur me bindje të plotë dihet të votohet koalicioni Bashkë për shtetin, dhe Fatmir Limaj për kryeministër të Kosovës. Bashkë për shtetin e në krye me Fatmir Limaj është ardhmëria e Kosovës. Ky fat për Malishevën, për Kosovën është në numrin 122, më konkretisht në numrin 1 të Nismës”, tha Krasniqi.

Në këtë tubim, Limaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë komunë, për të cilët kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat