I gjithë Kaçaniku përkrahë Mefail Bajqinovci - Bota Sot
I gjithë Kaçaniku përkrahë Mefail Bajqinovci

Kosova

I gjithë Kaçaniku përkrahë Mefail Bajqinovci

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:59
Mefail Bajqinovci

Në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e PSG-së, Mauro Icardi gjeti edhe golin e parë, madje me vlerë 3-pikëshe, pasi u dha fitoren kampionëve francezë në udhëtim ndaj Galatasarayt, të vlefshme për grupet e CHampions League.

Futbollisti argjentinas është në formë të mirë dhe po e gjen veten shumë mirë te kampioni francez. Sulmuesi argjentinas nuk e fshehu dashurinë e krijuar për Parisin dhe klubin e qytetit, ndërsa tani ka filluar të bëjë për vete përveç tifozërisë së PSG-së, edhe shtypin sportiv francez, që ka komentuar me nota pozitive paraqitjen e ish kapitenit të Interit.

“Nuk jam akoma në 100% të formës time, por me golat dhimbja kalon më shpejt. Te PSG gjithçka shkon mirë dhe ambientimi po vjen me shpejtësi, pasi ka shumë futbollistë që flasin spanjisht në ekip dhe kjo më ndihmon shumë. Pastaj të luash me talente që dinë të lexojnë lojën një sekondë para kundërshtarit, është gjithçka më e lehtë për një sulmues”, deklaroi Icardi.

Argjentinasi u transferua te PSG në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit dhe gjatë muajit të parë në kryeqytetin francez nuk e ka fshehur lumturinë, teksa përveçse po luan futboll, po shijon edhe shëtitjet në qytet, gjë që e tregon edhe në rrjetet sociale. Skuadra franceze është jashtëzakonisht në formë të mirë, e cila i ka fituar dy takimet e para të grupit A të Champions League, së pari e mposhti me 3:0 Real Madridin dhe në udhëtim me 1:0 Galatasarayn.  

PSG kryeson renditjen me 6 pikë dhe po bën hapin e madh drejt kalimit të grupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...