Rezultatet: LDK ia merr Dragashin PDK’së, Vetëvendosje merr vetëm 1 mijë vota

Kosova

Rezultatet: LDK ia merr Dragashin PDK’së, Vetëvendosje merr vetëm 1 mijë vota

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

 Në komunën e Dragashit kanë votuar gjithsej 13 mijë 486 votues, ku partia fituese është shpallur LDK-ja edhe pse me këtë komunë qeverisë PDK’ja.

LDK-ja ka fituar me një rezultat të ngushtë kundrejt PDK’së, derisa VV’ja ka dalur e treta.

Lidhja Demokratike e Kosovës prin e para me 3659 vota. Ndërsa PDK’ja e ndjek LDK-në me 3397 vota. Derisa VV’ja si e treta ka 1392 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat