Prokuroria e Shtetit, 52 aktakuza për 24 orë

Kosova

Prokuroria e Shtetit, 52 aktakuza për 24 orë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:50
Prokuroria e Shtetit

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 68 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit 24 orësh dërguar nga Prokuroria me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 17 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 11 personave, të cilët janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit“.  Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat