Një hapësirë e një mali në Kamenicë është kapluar nga zjarri

Kosova

Një hapësirë e një mali në Kamenicë është kapluar nga zjarri

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:29
Foto

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se ka pranuar një informatë se një pjesë e një mali në Kamenicë është kapluar nga flakët dhe se zjarrfikësit kanë intervenuar me kohë që zjarri mos të përhapet më shumë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë lutje që që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në hapësira malore.

Postimi në Facebook:

Sapo mora një informatë që një hapësirë e një mali në Kamenicë është kapluar nga zjarri. Fatmirësisht zjarrëfikësit kanë intervenuar me kohë dhe zjarri nuk është përhapur më shumë. ??

Lus qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në hapësira malore, qoftë nga djegia e fushave, hamulloreve apo mbeturinave, sepse thatësia në këtë periudhë është e madhe dhe zjarri përhapet lehtë.

Ta ruajmë ambientin dhe ta duam natyrën??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat