Kosova pa kardiokirurgë, qytetarët detyrohen t’i operojnë fëmijët jashtë

Kosova

Kosova pa kardiokirurgë, qytetarët detyrohen t’i operojnë fëmijët jashtë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Kosova edhe më tej nuk ka asnjë kardiokirurg, ndonëse ka shumë fëmijë të cilët kanë nevojë për intervenime në zemër.

Në mungesë të këtyre këta fëmijë po detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit, shkruan Zëri.

Në institucionet publike shëndetësore në Kosovë nuk është asnjë mjek i aftë të kryejë intervenime në zemër te fëmijët me probleme në zemër.

Që nga viti 2012 më shumë se 100 fëmijë kanë shkuar në spitale të ndryshme jashtë vendit për të bërë intervenime në zemër, të cilat edhe më tej nuk po ofrohen në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat