Nesër bëhet rivarrimi i katër heronjve të Kosovës

Kosova

Nesër bëhet rivarrimi i katër heronjve të Kosovës

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Nesër me ceremoni shtetërore bëhet rivarrimi i katër heronjve të Kosovës, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Me rastin e rivarrimit të këtyre heronjve të kombit që bëhet nën patronatin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, më 23 nëntor, mbahen këto aktivitete:

Në orën 10:00 deri në orën 11:30 homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në orën 12:00 mbahet akademia përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në orën 13:00 nisja e kortezhit nga Teatri dhe rivarrimi në varrezat e heronjve në Velani – Prishtinë, afër Adem Demaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat