Drenasi nesër pa ujë të pijshëm, mësoni arsyen

Kosova

Drenasi nesër pa ujë të pijshëm, mësoni arsyen

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Nesër duke filluar nga ora 08:30 deri në 19:30, konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga KRU "Prishtina" është avaria në gypin furnizues të Ibër-Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

Ekipet teknike të Ndërmarrjes "Ibër Lepenc" do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të  kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse pozicioni i punës është i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat