Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK - Bota Sot
Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK

Kosova

Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:28
Foto

Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të inspektoratit shëndetësor.

Në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar rrjedhën normale të punës.

Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat