Moti për sot dhe nesër

Kosova

Moti për sot dhe nesër

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

9.12.2019 - Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku, do të kaloj nga rajoni ynë ditëve në vijim. Ky ciklon do të sjellë ndryshim të motit, me çrast mjegulla do të shpërndahet e ditën e nesërme kohëpaskohe do të ketë reshje shiu, e në vise malore borë.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiu mund të përzien me fjolla bore edhe përgjatë viseve kodrinore.

Ditëve të ardhshme do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të shpërndajë ndotësit të cilët ditëve të kaluara janë përqëndruar pranë sipërfaqes tokësore. Vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, e vende-vende do të zbresin edhe në të mira.

10.12.2019 - Në mëngjes rreth viseve të ulëta mbetet me mjegull, që më pas do të shpërndahet. Ditën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore me borë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut mund të përzien edhe me fjolla bore. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV: 1.
11.12.2019 - Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut, e në vise malore ato të borës. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Indeksi UV: 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat