Nga mbledhja komemorative në sallën kuvendit të Deçanit kështu veprimtarit

Kosova

Nga mbledhja komemorative në sallën kuvendit të Deçanit kështu veprimtarit

Nga: Hasa Hasanramaj Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen komemarative cila u mbajte në sallën e e kuvendit komunal të Deçanit kushtua veprimtarit politik Selamon Fetaj nga fshati Strell i Epërm të komunës së Deçanit i cili ishte pjesëmarrës aktiv i demonstratave të vitit 1981 dhe i dënuar me trembëdhjetë vejte burg si ushtarak të ish-Jugosllavisë gjatë vitit 1982 në Lubjanë i cili pas një sëmundje të rend u nda nga jeta në Suedi, atje ku jetoi më familjen e tije që nga vitet e 90-ta. E kaluara e e këtij patrioti të mirënjohur na kujton rrugën e zorshme, në të cilën kemi kaluar deri te liria e shtetit, e për të kujtuar ketë rrugëtim foli kryetari i komunës së Deçanit, Baskim Ramosaj i cili në mes tjerash tha të nderuar strellcjanë dhe qytetarë të komunës së Deçanit struktura udhëheqëse, Invalidë, familje të dëshmorëve të Kosovës. Ju shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen veprimtarin e patriotin Selman Fetaj. Jemi tubuar këtu në sallën kuvendit të komunës së Deçanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit prindit, vëllait, atdhetarit të ditëve të para të rezistencës shqiptare për liri, kur ish Jugosllavia e atëhershme thoshte se numri i të vrarëve nuk kalonte mbi nëntë?! Në këto demonstrata të vitit 1981 kishte marrë pjesë edhe Selman Fetaj. Ishte shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë. Duke filluar nga shokët e klasës e deri te profesorët e gjimnazit, me të cilët pati një shoqëri të veçantë tha kryetari Ramosaj. Pra veprimtarin dhe patriotin Selman Fetaj e njohim si njeri të urët, të vendosur, por edhe mjaft energjik. Me një vizion të çartë për çlirimin e Kosovës nga federatë e atëhershme jugosllave. Ai pasi e mbaroi fakultetin juridik iu përgjigj ftesës për të kryer shërbimin ushtarak, të cilin e bëri në Postojnë të Sllovenisë. Një dëshmitar i asaj kohe, i cili ka emër dhe mbiemër atëherë ishte ushtarak.“Dy muaj përpara se të kryente shërbimin ushtarak organet e sigurimit ushtarak në Slloveni me motivacionin se i përkiste një grupi ilegal të quajtur “Organizata shqiptare teroriste “Shpella e Postonjes’?!...

Në shërbimin ushtarak në Slloveni Selmonin e akuzuan si anëtar të“Organizata shqiptare, terroriste “Shpella e Postonjes”

Andaj gjatë vitit 1982 - vazhdoi dëshmitari i asaj kohe, i cili kishte shërbyer si përkthyes me rastin e marrjes në pyetje të Selaman Fetaj. Për ato çka ngarkohej ishin fakte të pa bazuara, por koha ishte e tillë. I gjithë ky gjykim ishte një farës dhe unë assesi nuk mund t’i besoja këtij variante për kinse helmime dhe organizime terroriste. Shumë oficerë më vonë në Kroaci, në Bosnje e gjetiu u burgosen dhe dënuan . Unë me Selamnin pas lirimit nga burgu jam takuar disa herë në Kosovë, por edhe në Gjermani gjatë manifestimeve të pas luftës. Me Selmanin jemi takuar edhe sa ishte në studime. Thuaja fare pak pas burgut sepse unë jetoja dhe veproja në një qytet tjetër. Ato ditë kur ishim në shfaqje bashkë ai ishte i ri dhe kishte një pamje prej atleti. Me një të folur të pastër, si shumë të rijnë të anëve tona. Ai jepte shenja se një ditë do të përballej me role me të rëndësishme në skenën shqiptare. Por ai u përballë me dhunën e regjimit të egër ushtarak të ish Armatës Jugosllave. U bë patriot i devotshëm dhe shembull, se si ne duhet të kishim kujdes, se dora e hekurt e pushtetit nuk kursente shqiptarët. Te ai ne mbështetëm ndjenjat tona, se shumë të rijnë e të reja ishin kundër regjimit jugosllav. Selmani për shumë kohë, gjegjësisht nëntë vite mbeti në burg. U kthye dhe pasi nuk e gjeti përkrahjen e shoqërisë së atëhershme dhe duke e parë terrorin që ushtrohej mbi kuadrot e ndryshme shqiptare emigroi në Suedi. E ku e kemi takuar shpesh herë. Ishte i heshtur e fjalë pak.

Selman Fetaj u kishte bërë ballë torturave të egra të një ushtrie e cila po merrte përmasat e një hute ushtuake

kurrë njëherë nuk mburrej, me vetveten se kam bëtë këtë dhe atë për Kosovën. Kishim ndër mend të bënim një dokumentar për jetën e tij. Kemi biseduar gjatë për gjithë ato peripeci nëpër burgjet e asaj kohe. Por ai kishte dinjitet dhe nuk jepej aq lehtë. Dokumentar, më tha. E bëjmë por nuk di çka të them. Unë kam bërë një pjesë të punës sime, që një ditë Kosova të jetë e lirë. Shumë të rijnë e të reja, por edhe populli shqiptar i Kosovës ka dhënë më të shtrenjtën. Gjaku i tyre për liri e drejtësi. A do të mund të bëjmë diçka për ta, sepse vuajtjet e mia më duken të vogla krahasuar me gjakun dhe sakrificat e tyre. Shumë nëna në Kosovë kanë mbet pa bijtë dhe bijat e tyre. As varret nuk dinë ku i kanë. Në fjalën e Niman Muçaj mësua se me Selmonin është njoh që nga bankat e gjimnazi në Deçan. Të mendojmë se çka mund të bëjmë për të tjerët. Do të bëjmë edhe për n, më tha. Ai kishte pritur ditë më të mira për Kosovën, që ka vuajtur kaq gjatë nën thundrën e huaj dhe tani po vuan, sepse kuadrot tona nuk janë në vendin e duhur. Çka mund të ndreqim nga Danimarka e mykur, do të thoshte Hamleti. Pinim kafe dhe në të majtë ne kishim majën e Strallit, bjeshkën e cila sikur tallej me ne. Shikoja figurën e një atdhetari, me të cilin kisha interpretuar me te në një shfaqje, kur ai ishte fare i ri. Por tani ai ishte burrë i pjekur dhe i cili përpiqej të gjente fillin e mendimeve të tij, për të ndrequr këtë botë për prishur.

Në Suedi punojnë për vendin të tyre që të jetë sa më i përparuar dhe demokratik, përballë botës së qytetëruar

Në këtë Kosovë e cila ishte zhytur në një katrahurë më ambicieve të sëmura të shumë njerëzve të cilët ishin të etur për karter, pa dhe kolltukë. Si do t’i luftojmë këto ditur? Unë atje në Suedi- thoshte Selmoni kur ishte gjallë kam parë se si njerëzit punojnë për vendin e tyre. Ata nuk kanë qëllim as paratë as kolltukët. Punojnë dhe veprojnë për vendin të tyre që të jetë sa më i përparuar dhe demokratik, përballë botës së qytetëruar, të gjermanëve, norvegjeze, kanadezëve dhe amerikanëve. Këto përvoja gjithmonë kam pas dëshirë t’i sjell këtu në Kosovën tonë e cila edhe pse e fituam lirinë po përballet me vështirësi ekonomike dhe politike. Unë pas gjashtë apo shtatë muajsh, pas Selmoni me tregoi për sëmundjen e cila po e gërryente dhe po e brente përbrenda. Ai i kishte bërë ballë burgut, torturave të egra të një ushtrie e cila po merrte përmasat e një hute ushtuake. Ai iu kishte bërë ballë vështirësive të tjera jetës por nuk arriti të luftonte me sëmundjen e tij, sepse ajo ishte e egër dhe e fshehtë. Ai la pas vetës një familje të madhe në Suedi e cila do ta përkujtojë për herë, si prind, si burrë dhe si shok ideal për të mirat në Strellcinj dhe Kosovë. Familja dhe shoqëria e tij gjithmonë do ta kujtojnë si një burrë stoik, i cili gjithmonë ndenji vertikalisht dhe u bëri ballë furtunave të ish Jugosllavisë, të cilët kishin qëllim nënshtrimin dhe shfarosjen e popullit shqiptar nga këto troje. Selman Fetaj meriton më shumë. Të tjerët që kanë qenë me te në burg mund të shpalojnë këto kujtomë të dhimbshme. Me një fjalë artistike apo një poezi nuk shlyhet borxhi që kishim ndaj tij. Disa edhe mund ta dini më mirë se unë, se ai ka bërë shumë për Kosovën. Ramush Hasradinaj ish kryeministri i Kosovës familjen Fetaj e ngushëlloi me një telegram ngushëllues.

Legjendat e e tri fotografive:

1. Nga mbledhja komemorati në sallën e Asamblesë komunale në Deçan - kushtua vdekjes aktivistit të rezistencës Salmon Fetaj

2. Aktivisti i rezidencës Selmon Fetaj me trimëri u beri ballë furtunave të ish Jugosllavisë, të cilët kishin qëllim nënshtrimin dhe shfarosjen e popullit shqiptar

3. Veprimtarin patriotin i rezistencës dhe aktivistin e shumë aktiviteteve kulturore upercoll dhe u varros në varrezat e fshatit Strellc të Epër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat