Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka folur rreth mosangazhimit të tij të deritashëm në politikë.
Haraqija tregoi se pse ndodhi diçka e tillë.
”Nuk më ka thirrë kush, por as unë s’kam kërkuar të shkojë diku. Veç po i shoh cka po bëjnë në media dhe po qesh”.
Por, a do t’i rikthehet ai politikës?
”Nëse shpallen zgjedhjet, diku ka gjysma e marsit mund të ndodhin. Në Gjakovë VV e AAK janë të parat”.
”Shkojmë në zgjedhjet parlamentare, hy unë në listën e LDK-së, ku po duan të dalin ato të parat? Me këtë punë do të merrem. Do t’i kthehem jetës aktive në politikë”.