Kanalizimi në derë të shtëpisë, vushtrriasit ankohen për erën e rëndë të ujërave të zeza

Kosova

Kanalizimi në derë të shtëpisë, vushtrriasit ankohen për erën e rëndë të ujërave të zeza

Më: 18 janar 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Kanalizimi në fshatin Stanofc i Epërm në Vushtrri po del të jetë problem shumë i madh për banorët.

Një banor i këtij fshati ka raportuar se nga era kundërmuese frikësohen se do të përhapet ndonjë virus.

Ai ka treguar se kanalizimi në këtë pjesë të fshatit është shumë afër shtëpive dhe ata asnjëherë nuk mund të hapin dritaret për shkak të erës kundërmuese.

Madje kjo paraqet rrezik edhe më të madh, sipas tij, pasiqë nuk ka drita ndriçuese.

“ Në mbrëmje unë çdo natë kthehem rreth orës 8-9 në shtëpi dhe rrezikohem për shkak të mos ndriçimit të rrugës. Ka shumë fëmijë që shkojnë në shkollë në këmbë kalojnë afër kësaj rrjedhe dhe është era aq e rëndë sa mundet edhe të sëmuremi”, ka thënë ai.

Banori për IndeksOnline ka thënë se ka lajmëruar edhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat