Andrews: Procesi i vettingut merr kohë, ka rreziqe dhe sfida të ndryshme - Bota Sot
Andrews: Procesi i vettingut merr kohë, ka rreziqe dhe sfida të ndryshme

Kosova

Andrews: Procesi i vettingut merr kohë, ka rreziqe dhe sfida të ndryshme

Më: 23 janar 2020 Në ora: 14:13
Pamje nga takimi

Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme. Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që t’i sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve. Kështu u shpreh zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, i cili deklaroi se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Andrews ka porositur se varet nga vullneti politik, por edhe nga qytetarët e Kosovës se sa do të ketë sundim të ligjit në vend.

Ai këto komente i bëri gjatë një sesioni të diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku ka folur për rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë.

Andrews, i cili vjen për herë të parë në Kosovë, tha se qytetarët e vendit duhet të kenë besim në institucionet vendore, por e rëndësishme është që të ndërtohet ky besim.

Andrews: Asistenca nuk është e përhershme

“Duke u ngritur Kosova, duke u zhvilluar, duke ngritur institucione më të besueshme, natyra e bashkëpunimit tonë ndryshon. Asistenca jonë ndryshon me kohën, kështu që edhe kur Kosova ngrit kapacitetet e veta, ne mundohemi që të ngrisim kapacitetet në çështje më të sofistikuara. Asistenca nuk është gjithmonë e përhershme, nuk e ka atë tentim dhe atë qëllim. Edhe gjatë rritjes së institucioneve Kosova bëhet më e aftë që të mbroj sovranitetin, pavarësinë e saj dhe nevoja për këtë asistencë largohet, dhe atëherë e merr Kosova e marrë pozitën e vet-duhur, si e aftë një partner ndërkombëtar, edhe eksportues i drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, tha ai.

Krahas kësaj, ai tha se varet nga vullneti politik se sa do të sundohet ligji në vend. E mosndëshkimi tha se është masë e mungesës së sundimit.

Andrews: Mosndëshkimi ndikon në sundimin e ligjit (Video) “Mosndëshkimi ndikon në sundimin e ligjit, mosndëshkimi është masë e mungesës së sundimit të ligjit. Një nga aspektet më sfiduese është se si t’i mbajmë llogaridhënës më të fuqishmit në shoqëri, Sistemi i drejtësisë duhet të mbrojë më të dobëtit dhe duke ofruar mbrojtje për më të dobëtit edhe ata të cilët janë mos-ndëshkimi i më të fuqishmëve është ekuacioni. Asnjë nuk është i përkryer, asnjë nuk është perfekt, dhe çështja kyçe është që drejtësia e secilit shtet arrin në nivel që është i pranueshëm nga shoqëria dhe nga ajo kulturë në shoqëri, edhe pse drejtësia nuk është e përkryer, mund të arrijmë një nivel ku qytetarët e ndjejnë”, ka shtuar ai.

Gjatë diskutimit, ai ka theksuar se ka sfida dhe rreziqe të mëdha në procesin e vettingut.

Andrews: Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida

"Kosova duhet ta zhvilloj vetvetiu mekanizmin që ta sanksionoj juristat, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve në kontekstin e Kosovës. Dhe sistemi rregullator duhet të ndodhë përgjatë karrierës. Nuk është e mjaftueshme që të vendos dikush në vetting dhe të kryhet. Njerëzit të cilët nuk janë të korruptuar mund të nxihen nga sistemi i korruptuar dhe ata duhet të keqpërdorin pozitën e tyre, kështu që duhet të jetë më gjithëpërfshirëse. Ka sfida të ndryshme, ka rreziqe të ndryshme sa i përket procesit të vettingut dhe nëse keni sistemin e drejtësisë dhe bëni vettingun, secili gjyqtar në atë proces, gjysma e tyre nuk arrijnë standardin të largohen, atëherë keni marrë prokurorët i keni përgjysmuar dhe nuk keni mjaft për të bërë punë të volitshme. Merr kohë që të ndërtohet kjo”, porosit ai.

Sipas tij, duhet të bëhen gjëra të tjera në mënyrë që të ngritët besimi i qytetarëve në institucionet, dhe organeve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat