Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Haki Rugova, Komuna e Istogut ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore për të shënuar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Aktivitetet kanë filluar me hapjen e ekspozitës artistike të nxënësve të shkollave të komunës së Istogut, hapjen e ekspozitës tematike me eksponate arkeologjike dhe etnologjike në Shtëpinë e Kulturës.
Ndërsa sot, aktivitet kanë filluar me mbajtjen e mbledhjes solemne të kuvendit ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, më bashkëpunëtor, anëtaret e asamblesë komunale si dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike dhe shoqërore.
Gjatë ditës, janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të Istogut.
Aktivitetet për 12-vjetorin e Pavarësisë do të përmbyllen me një koncert festiv para Shtëpisë së Kulturës në Istog.