Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ndërshtetërorë dhe institucional.
Bislimi e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës në fushën e zhvillimit veçanërisht për projektet të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me jetën e qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, Butel e uroi ministrin për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkushtimin e shtetit të Francës për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin e projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.