KEDS-i përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta, sot kanë mbetur pa energji një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve anekënd vendit.
Në këtë njoftim thuhet se zona më e prekur është Rajoni i Dukagjinit, derisa ekipet po punojnë në terren.
Ky është njoftimi i plotë:
Konsumatorë të nderuar, erërat të forta kanë kapluar përsëri vendin tonë.
Me gjithë intervenimet e vazhdueshme dhe mobilizimit të ekipeve të terrenit, dëmet në rrjetin energjetik janë të konsiderueshme, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, më saktë Peja dhe Gjakova përsëri vazhdojnë të përballet me stuhi të forta ere. Me dhjetëra ekipe tashmë janë në terren duke punuar maksimalisht për pWrmirësimin e dëmeve në mënyrë që të kthehet energjia elektrike sa më parë te konsumatorët.