Lëvizja Vetëvendosje publikon programin e saj për qeverisjen e Podujevës

Kosova

Lëvizja Vetëvendosje publikon programin e saj për qeverisjen e Podujevës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar programin e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 15 marsit, kur votohet për kryetar të Podujevës.

LVV e cila garon me Shpejtim Bulliqin për të parin e Podujevës, mes tjerash ka premtuar shërbime shëndetësore cilësore, pa pritje të gjata, rend dhe rregull në Qendrat e Mjekësisë Familjare

Funksionalizim të spitalit të qytetit, projektin për renovimin e të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare, për realizimin e të cilit do të ndahet një buxhet prej 500 mijë eurosh.

Vizita sistematike shëndetësore në shkolla dhe funksionalizim të shërbimit të patronazhit.

Ai po ashtu ka premtuar administratë publike profesionale, të paanshme, të përgjegjshme, me kod etik dhe që respekton procedurat dhe ligjin, me shërbime inovative dhe të digjitalizuara.

Programi i plotë i Bulliqit, KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat