Bahtiri viziton mjekët dhe policët në kufirin në Bërnjak

Kosova

Bahtiri viziton mjekët dhe policët në kufirin në Bërnjak

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:55
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka vizituar sot pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, për të parë nga afër ekipin mjekësor dhe zyrtarët policor, të cilët po zbatojnë masat që janë ndërmarrë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimin e coronavirus COVID-19.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar ata për kujdesin e shtuar ndaj qytetarëve dhe zbatimin në përpikëri të masave dhe rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e Kosovës, dhe IKSHP-ja për tu mbrojtur nga ky virus.

Ai po ashtu ka ofruar përkrahjen e tij të plotë dhe të Komunës së Mitrovicës për t’i ndihmuar dhe për të tejkaluar së bashku këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat