Lokalizohet zjarri në vendin e quajtur “Te pishat e Gllobarit”

Kosova

Lokalizohet zjarri në vendin e quajtur “Te pishat e Gllobarit”

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:09
Zjarri në vendin e quajtur “Te pishat e Gllobarit”

Sot në orët e mbrëmjes ekipi i zjarrfikësve nga Komuna e Drenasit ia ka arritur që ta vëjë nën kontroll zjarrin në vendin e quajtur “Te pishat e Gllobarit”. Zjarri ka ardhur si pasojë e qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët po e shfrytëzojnë këtë kohë pandemie për piknik.

Me këtë rast Komuna e Drenasit, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, u bën apel qytetarëve që t’i përmbahen në plotni masave të rekomanduara parandaluese. Masa më e mirë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, është qëndrimi në shtëpi. Thirrja për qëndrim në shtëpi NUK nënkupton thirrje për piknik.

Të nderuar qytetarë, me veprime të tilla përveç dëmit të shkaktuar në natyrë e cila është e mirë e përbashkët, ju rrezikoni të infektoheni me virusin COVID -19, dhe të bëheni burim shpërndarje i tij dhe në këtë mënyrë ju shëndetin publik, pra, rrezikoni veten, rrezikoni familjen tuaj, rrezikoni shtetin.

Prandaj, ju lutemi që të qëndroni në shtëpi pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat