Kompania ELKOS Group ndihmon 200 familje në Malishevë - Bota Sot
Kompania ELKOS Group ndihmon 200 familje në Malishevë

Kosova

Kompania ELKOS Group ndihmon 200 familje në Malishevë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Situata e krijuar si pasojë e prezencës së virusit COVID-19, sikur në tërë vendin edhe në Malishevë ka ndikuar në furnizimin me gjëra ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte jo të mira socio-ekonomike dhe rrjedhimisht këto familje e kanë të më të vështirë të sigurojnë rezerva ushqimore. Mirëpo në Komunën e Malishevës, donatorët e ndryshëm, bashkë me komunën, janë duke i siguruar ushqimet për të gjitha këto familje. Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe Elkos grup, pasi ka sjellë nga një pako ushqimore për 200 familje në nevojë.

Këto ndihma, kompania ELKOS, ja ka dorëzuar shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe për këtë donacion, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar donatorin.

“Në emër të Komunës së Malishevës, e falënderoj ELKOS-in, për këtë donacion jetik për familjet në nevojë, pasi përmes kësaj ndihme, kemi siguruar mbulimin e nevojave elementare për 200 familje. Në vazhdimësi kam bërë thirrje tek qytetarët që të mos brengosen për furnizim me gjëra ushqimore, pasi edhe komuna, por edhe donatorët, siç është ELKOS, që sot ka sjellë këto ndihma, do të kujdesen për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha kryetari Begaj, pas pranimit të donacionit.

“Ju bëj thirrje qytetarëve, që të zbatojnë udhëzimet për kujdesin e shtuar për tu mbrojtur nga ky virus. Respektoni udhëzimet, mos dilni pa nevojë, mbani distancën sociale dhe për çdo ankesë thirrni në komunë, pasi jemi 24 orë në shërbimin tuaj. Ta mposhtim këtë sëmundje globale, me kujdes dhe me zbatim të udhëzimeve, e sa i përket gjërave ushqimore do të kujdesemi për të  gjithë që kanë nevojë. Të mos krijomë panik, të mos shqetësohemi, por thjesht me kujdesin tonë, mund ta mposhtim shpejtë këtë virus”, tha Begaj, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat