12 persona nga Malisheva në pritje të rezultateve për COVID-19

Kosova

12 persona nga Malisheva në pritje të rezultateve për COVID-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Malisheva është në mesin e komunave që është prekur më së shumti me COVID-19.

Në tërë komunën e Malishevës janë 25 persona të prekur nga virusi COVID-19, këtu duke përfshirë edhe katër rastet e reja që janë regjistruar të mërkurën.

Malisheva mbetet akoma në karantinë dhe është në mesin e komunave që është prekur më së shumti nga koronavirusi.

Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka thënë, se fatmirësisht deri më tani nuk ka ndonjë informacion për raste të reja.

“Raste të reja fatmirësisht ende nuk kemi ndonjë informatë që ka raste të reja, të paktën unë si kryetar i komunës nuk kam informata nëse ka raste të reja apo jo. Po presim më tutje se si do të zhvillohet gjendja më tutje nuk e di. Katër raste të reja i kemi pasur dje, për sot ende nuk kemi informata”, u shpreh Begaj.

Ai ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme janë testuar 12 persona për COVID-19 dhe janë në pritje të rezultateve, përderisa shtoi se nuk dihet nëse rezultatet e tyre dalin sot apo nesër.

“Të sëmurë, pra të prekur me koronavirus i kemi 25 gjithsej, ndërkaq vetëm sot janë diku 12-13 persona që janë testuar. Ende nuk e dimë se kur do të dalin rezultatet e tyre, mbase sot pasdite ose nesër”, tregoi Begaj.

Theksojmë se mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve katër raste janë me vendbanim në fshatin Domanek të Malishevës, tre raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast me vendbanim në fshatin Studime e Ulët në Vushtrri.

Në bazë të statistikave zyrtare të IKSHPK-së, vetëm në komunën e Malishevës janë 25 të infektuar me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat