Fushë Kosova çdo ditë ua dërgon bukën në shtëpi banorëve të komunitetit joshumicë

Kosova

Fushë Kosova çdo ditë ua dërgon bukën në shtëpi banorëve të komunitetit joshumicë

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:31
Fushë Kosova çdo ditë ua dërgon bukën në shtëpi banorëve të komunitetit joshumicë

Sot është bërë dita e pestë që Komuna e Fushë Kosovës është duke shpërndarë bukë për 900 familje të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë.

Përveç bukës, komuna së bashku me UNICEF-in ka siguruar edhe pako higjienike, të cilat po ashtu i janë shpërndarë banorëve të lartcekur.

Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në Komunën e Fushë Kosovës, Bashkim Krasniqi, ka deklaruar se janë edhe disa familje shqiptare që jetojnë mes tyre dhe janë po ashtu përfitues të këtyre ndihmave.

“Çdo mëngjes po shpërndajmë bukë nëpër çdo shtëpi dhe numrin e bukëve e ndajmë në bazë të anëtarëve të familjes, duke u nisur nga dy deri ne pesë copë/bukë. Po ashtu është bërë shpërndarja edhe e thasëve të miellit për disa familje”.

“Kjo do të vazhdojë deri sa të jemi në këtë gjendje pandemie, pra deri në datë të pacaktuar”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat