Nënkryetari i Malishevës: Qe 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi

Kosova

Nënkryetari i Malishevës: Qe 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:31
Hajdin Berisha

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka folur për situatën në këtë komunë, aktualisht më e prekura në Kosovë nga koronavirusi.

Berisha ka bërë të ditur se se presin sonte që të dalin rezultatet e 14 personave për t’u konfirmuar se ata janë shëruar në Koronavirusi.

Ai ka treguar edhe për sfidat personale me të cilat po përballen ata që punojnë në menaxhimin e situatës në Malishevë.

“Nuk kemi personale asgjë me Kurtin, kemi kërkuar furnizimin me pajisje mjekësore. Mirëpresim vizitën e Kurtit dhe kemi mirëpritur vizitën e Sveçlës. Nuk nënçmojmë asnjë institucion apo përfaqësues politikë. Duhet të tejkalohen kornizat politike. Prej 25 ditë nuk i kam parë fëmijët e mi, unë dhe të gjithë drejtorët”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se mirëpresin vizitën e Kurtit, të paralajmëruar për nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat