Dezinfektohet objekti i komunës së Drenasit dhe hapësirat publike

Kosova

Dezinfektohet objekti i komunës së Drenasit dhe hapësirat publike

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Drenasit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike gjatë vikendit dhe sot.

Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas e Komoran.

“Po ashtu dezinfektimi bëhet dy herë në ditë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare. Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së virusit, duke respektuar vendimet dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe institucioneve tjera relevante”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit.

Komuna e Drenasit deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat