Një pjesë e Lipjanit futet në karantinë

Kosova

Një pjesë e Lipjanit futet në karantinë

Më: 17 prill 2020 Në ora: 21:08
Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se është marrë vendim që lagjja mbrapa stadiumit në këtë qytet të futet në karantinë.

“Jemi të detyruar në mbrojtje të shëndetit publik duke u referuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe në konsultim me Ministrin e Shëndetësisë është marrë Vendim nga Ministri i Shëndetësisë që Lagjja mrapa stadionit në Lipjan të futet në karantinë”.

“Ne kemi përcaktuar ekipet mobile që do të jenë çdo ditë në çdo kohë për tu dal në ndihmë secilës familje që ka nevojë në këtë lagje”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat