Komuna e Drenasit ka bërë dezinfektimin e objektit të ksaj komune si dhe të veturave zyrtare.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komuna e Drenasit.
“Edhe sot, zyrtarët e logjistikës konform procedurave kanë bërë dezinfektimin e objektit dhe hapësirave për rreth. Ndërsa, si masë të shtuar për mbrojtje nga virusi COVID-19, po dezinfektohen edhe veturat zyrtare në mënyrë që të sigurohet stafi komunal gjatë përdorimit të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ky është postimi i plotë i Komunës së Drenasit:
Dezinfektohet objekti i Komunës së Drenasit dhe veturat zyrtare
Komuna e Drenasit për të siguruar mbrojtje të stafit komunal, dhe për të ofruar shërbime të sigurta për qytetarët, po bënë dezinfektimin e rregullt të objektit të administratës komunale.
Edhe sot, zyrtarët e logjistikës konform procedurave kanë bërë dezinfektimin e objektit dhe hapësirave për rreth.
Ndërsa, si masë të shtuar për mbrojtje nga virusi COVID-19, po dezinfektohen edhe veturat zyrtare në mënyrë që të sigurohet stafi komunal gjatë përdorimit të tyre.
Këto masa që po ndërmerren në vazhdimësi janë për të parandaluar apo stopuar përhapjen e virusit dhe për të krijuar ambient të sigurtë për punë e dhënie të shërbimeve komunale.
Qytetarë të nderuar, siç keni treguar deri tani kulturë të lartë qytetare, vazhdoni t’i respektoni udhëzimet e IKShP-së, kujdesuni për shëndetin tuaj, të familjes dhe shoqërisë.
Kujdesi juaj në këtë menyrë na motivon edhe më shumë që të punojmë, dhe kujdesemi për ju.
Me kujdes, pa panik!